Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Bulqizë, u zhvillua mbledhja e Shtabit të Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile.
Në fokus të mbledhjes ishte diskutimi dhe ndërmarrja e të gjitha hapave të domosdoshme për përballimin e reshjeve gjatë dimrit.
Në fjalën e tij, Kryetari z.Lefter Alla kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave të Bashkisë për të shmangur çdo problematikë të mundshme që mund të burojë nga reshjet e stinës.
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të mëposhtëm të ditës:
1-Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla.
2-Informacioni mbi organizimin dhe funksionimin e Shtabit të Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile të Bashkisë Bulqizë për periudhën e dimrit 2021-2022. Përgjegjësi i sektorit të Mbrojtjes dhe emergjencave Civile, z.Flamur Jella.
3-Pyetje nga të pranishmit dhe diskutime.
4-Miratimi i Programit të punës për parandalimin, përballimin e situatës dimërore dhe situatave të mundshme emergjente gjatë dimrit 2021-2022.
5-Konluzionet e mbledhjes dhe dhënie detyrash nga Kryetari i Bashkisë.

AlbaniaUSA