Krastë, në dëgjesë publike me banorët.
Para finalizimit të projekt buxhetit për vitin 2022, Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka nisur takime me banorët e njësive të ndryshme administrative.
Kësaj here ishte në Krastë, ku ndau planet e tij rreth kësaj njësie për vitin 2022, si edhe dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet kryesore të banorëve dhe që kërkojnë zgjidhje më emergjente.
Disa nga çështjet që u diskutuan dhe që z.Alla u shpreh se do të ketë angazhim maksimal për t’i realizuar ishin
✅Lobimi për rrugën Bulqizë-Martanesh,
✅Përfundimi i ujësjellësit,
✅Përmirësimi i sistemit vaditës,
✅Ndërhyrjet e nevojshme në rrugë dhe ura.