Është festuar sot 65 vjetori i hapjes së shkollës “Xhevdet Doda” në Bulqizë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, drejtues, mësues, ish-mësues, nxënës e ish-nxënës të kësaj shkolle, dhe shumë figura intelektuale nga qyteti ynë.
Në fjalën e tij përshëndetëse z.Alla u shpreh se ndihet i privililegjuar që merr pjesë në 65 vjetorin e shkollës që mban emrin e mësuesit mësuesit dëshmor “Xhevdet Doda” .
“Kanë kaluar plot 65 vite nga dita kur kjo shkollë hapi dyert për t’u shërbyer fillimisht fëmijëve të punëtorëve që kishin nisur të kontribuonin në ngritjen dhe zhvillimin e qytetit tonë, duke u kthyer më pas në institucionin arsimor më të rëndësishëm të Bulqizës.”, tha ai.
Teksa nuk harroi të përmendte mësuesit e parë të kësaj shkolle, si Luan Xheneti, Sabri Alliu, Shemsi Ceka, Fiqiri Novaku, Bujar Novaku, Haxhi Hasa, Dilaver Hasa, Meleqe Hajdari, Xhelal Manjani, Jashar Kamberi, Ramiz Gjoka, Enver Hysa, Lutfi Hanku, Latif Dema, Xhetan Manjani, z.Alla vlerësoi me certifikatë mironjohjeje edhe 18 mësues të tjerë që kanë shërbyer për vite me radhë.
AlbaniaUSA