Inaugurohet Rruga Ura e Serbinit – Shtushaj.

Mbi 4️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ banorë që jetojnë në fshatrat #Okshatinë#Homezh#Kovashicë#Shtushaj#Zogje#Bllacë#Mazhicë e #Gjuras do të kenë tashmë rrugën e re, Ura e Serbinit – Shtushaj.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, Deputeti i Qarkut Dibër z.Lavdrim Krrashi, Kryetarja e këshillit të qarkut Dibër znj.Valentina Haliti, përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Alla u shpreh se rruga Ura e Serbinit – Shtushaj, ka qenë jo vetëm një premtim elektoral, por edhe një nga ëndrrat e kahershme të mbi 4️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ banorëve që jetojnë në këto fshatra. Sipas tij, duke iu bashkuar akseve të tjera kombëtare, Rrugës së Arbrit dhe asaj Ura e Çerenecit-Zgosht, kjo rrugë do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e këtyre fshatrave drejt tregjeve kombëtare e rajonale.

Shumë prej banorëve u shprehën entuziast për ndërtimin e kësaj rruge, sipas të cilëve kjo ka qenë një ëndërr e kahershme dhe e parealizuar nga asnjë qeveri e mëparshme.

Kryetari Alla u shpreh se infrastruktura rrugore do të vijojë të jetë një nga prioritetet e punës së tij.

 

AlbaniaUSA