Shërbimi Social në Bashkinë Bulqizë zhvilloi sot një marshim dhe takim sensibilizues kundër Dhunës më Bazë Gjinore.
Aktiviteteve iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Lefter Alla, i cili u shpreh se shoqëria në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti duhet të ndërgjegjësohen me pasojat e dhunës me bazë gjinore.
Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të nismës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës më Bazë Gjinore”, ku slogani i sivjetshëm ishte “#Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave, TANI!”