Ka nisur sot viti shkollor në të gjitha shkollat e Bashkisë Bulqizë, duke treguar kujdes ndaj masave anti-Covid.
Bashkia Bulqizë është kujdesur që institucionet arsimore të jenë të përgatitura siç duhet për të mirëpritur nxënësit dhe stafet pedagogjike.
Ndërkohë, në disa shkolla, po vijon akoma puna për rregullimet e fundit, e cila pritet të përfundojë brenda disa ditësh.
Bashkia Bulqizë uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit sa më të mbarë, plot suksese e shëndet!