Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e ujësjellësit të Gjoricës. Z.Alla u shpreh i kënaqur nga puna e bërë dhe ritmi me të cilin po punohet.
Aktualisht ka përfunduar shtrimi i të gjitha tubave, teksa ka është në prag përfundimi eshte depoja e ujit me kapacitet 500 m3. Gjithashtu ka nisur puna edhe për instalimin e matësve të ujit nëpër banesa.
Projekti parashikohet të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër, teksa z.Alla u shpreh Ujësjellësi i Gjoricës ka qenë jo vetëm një ëndërr e banorëve të saj, por edhe një dëshirë e madhe e tij, për tu mundësuar atyre për herë të parë që nga popullimi i zonës ujin, si një domosdoshmëri dhe nevojë të padiskutueshme.