Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin Bullgar në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij z.Ivaylo Kirov.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Bashkisë, Kryetari Alla vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Bullgarisë duke vënë theksin në shkëmbimet që kanë ekzistuar prej shumë vitesh midis bashkive dhe komunave pranë zonave kufitare të dy vendeve.
Më tej, z.Alla vuri në dukje se pavarësisht shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit që ka pasur gjatë këtyre viteve, ekzistojnë edhe shumë mundësi të tjera, të cilat mund ta zgjerojnë nivelin e këtij bashkëpunimi.
Interesin e kryebashkiakut Alla për binjakëzim midis Bashkisë Bulqizë dhe komunave të vendit fqinj, Ambasadori Kirov e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit dy palësh të mëtejshëm.
Nga ana e tij, Ambasadori Kirov shprehu gadishmërinë e plotë për të dhënë prioritet për hartimin e Projekteve për zyrën e BE duke trajnuar stafin për përfitimin e sa më shumë projekteve për këtë bashki. Por, pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis vendeve tona, ka ardhur momenti për të hedhur hapa konkrete mbi projekte konkrete.”, tha ndër të tjera Ambasadori Kirov. Ai shprehu nevojën e një angazhimi më të madh të vendit të tij në përmirësimin e cilësisë së infastrukturës së banorëve në zonën e bashkisë Bulqizë gjë kjo që duhet të burojë nga mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe marrëveshjet bilaterale.