Kuvendi i Bujqësisë Dibër
Mirëpritëm në Bulqizë përfaqësues të kabinetit qeveritar, drejtues lokalë dhe fermerë nga i gjithë qarkut ynë.
Nën kujdesin e Zv.Kryeministres znj.Belinda Balluku dhe Ministres së Bujqësisë Znj.Frida Krifca, u organizua në Bulqizë “Kuvendi i Bujqësisë Dibër”. Ky ishte një nga takimet shumë të rëndësishme në vijimësi të politikave të qeverisë shqiptare për të ndihmuar dhe orientuar fermerët tanë në aktivitetin e tyre.
Krahas analizës rreth investimeve që janë realizuar gjatë këtyre viteve në bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos e Mat me fondet e qeverisë, AZHBR apo donatorëve të ndryshëm, diskutimet gjatë këtij Kuvend u përqendruan sa në mundësitë që ekzistojnë për fonde në lidhje me bujqësinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, po aq edhe në nxitjen e fermerëve për të aplikuar me projekte konkrete varësisht kushteve klimatike, përparësive që ofron Qarku Dibër dhe kulturave që kultivohen më shumë në këtë zonë.
AlbaniaUSA