Në kuadër të mbrojtjes së pyjeve nga dëmtimet e paligjshme, Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot një takim me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione shtetërore dhe banorë të zonës.
Në takim morën pjesë banorë të fshatit Vajkal, përfaqësues të policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe drejtorisë së pyjeve, ku u diskutua rreth situatës aktuale dhe mbrojtjes së pyjeve nga dëmtimet e paligjshme.
Kryetari Alla u kërkoi përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese të marrin masa ndaj çdokujt që dëmton pemët, apo që keqpërdor hapësirat pyjore për kultivim të lëndëve narkotike.
Nga ana tjetër, ai u bën apel edhe banorëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi dhe dëmtimi të pyjeve.