Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Bulqizë shpërndau sot dhurata për 91 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative.

Dhuratat e u mundësuan nga Këshilli i Qarkut Dibër, kryetarja e të cilit znj.Valentina Haliti shprehu urimet më të mira për vitin e ri për fëmijët dhe familjarët e tyre që morën pjesë në këtë aktivitet.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku z.Lefter Alla vlerësoi se dhjetori është muaji i festave, atmosfera e të cilave duhet të ndihet tek çdo fëmijë dhe çdo familje.

AlbaniaUSA