Në kuadër të “Tetorit të Librit”, Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore Bulqiza ka organizuar një aktivitet kulturor, ku janë vlerësuar disa autorë bulqizakë për botimet e tyre historike rreth Bulqizës.
Autorët e vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje janë #BashkimLami, #YmerKeta, #KadriDauti, #ArifShutina, #AgimDemiri dhe #DestanRama.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, i cili i vlerësoi studimet e tyre si vepra që dokumentojnë dhe përjetësojnë histori, tradita dhe vlera të Bulqizës dhe bulqizakëve në periudha të ndryshme të historisë, të cilat do të shërbejnë në ruajtjen e memories kolektive të gjithë kësaj krahine.