Shumë fëmijë nga qyteti dhe njësi të ndryshme administrative që iu përgjigjën ftesës sonë, nisën kurset verore për pikturë dhe punime me dorë (qëndisje).
Këto kurse ofrohen falas nga Bashkia Bulqizë, për shumë fëmijë të cilët kërkojnë të zhvillojnë talentet e tyre në këto drejtime. Kurset zhvillohen në mjediset Pallatit të Kulturës.
Ndërkohë, së shpejti do të nisë edhe kampi veror për fëmijë, i cili do t’u mundësojë atyre një verë të mbushur me aktivitete të ndryshme sociale e kulturore.
AlbaniaUSA