Një lajm i mirë për banorët e Krastës. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka zhvilluar dje një takim me kryetarët e fshatrave, drejtues të arsimit dhe drejtues të Njesise Administrative Martanesh, ku dha lajmin e mirë se qeveria shqiptare ka hapur rrugën për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës.
“Pas një këmbënguljeje disa mujore, arritëm që të fusim ndërtimin e ujësjellësit të Krastës në agjendën e projekteve të rëndësishme që do të investohen në Bashkinë tonë. Rruga për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës është hapur dhe së shpejti, me përfundimin e procedurave të nevojshme, do të nisë edhe ndërtimi i tij” tha kryetari i Bashkise, Alla, ne fjalen e tij me banorët.
“Ky projekt do t’i japë zgjidhje një problemi të kahershëm për banorët e Krastës. Jam i lumtur që po dëshmoj plotësimin e disa nevojave të rëndësishme për banorët e kësaj zone dhe të gjithë Bulqizës”, tha Kryetari Alla gjatë takimit. Teksa bëri një bilanc të punës së Bashkisë Bulqizë gjatë drejtimit të tij, Kryetari Alla u shpreh se Bashkia po këmbëngul në sigurimin e fondit për t’i dhënë zgjidhje segmentit rrugor Qafë Buall – Krastë.
 
AlbaniaUSA