Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një aktivitet për 18 shkurtin ditën e minierës së Bulqizës. Si sot e 73 vite më para kjo minierë është krijuar duke nisur hap pas hapi edhe krijimin e qytetit të Bulqizës.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Bulqizë z. Lefter Alla, Kryetari i Këshillit Bashkiak Bulqizë z. Gëzim Xhafa dhe Drejtori i minierës së Bulqizës z. Mikel Demçe.

 

Fjalën hapëse e mbajti Kryetari i Bashkisë i cili falenderoi dhe uroi të gjithë punëtorët e minierës së Bulqizës dhe gjithashtu bëri një përmbledhje të shkurtër historiku të minierës dhe vetë qytet it.
Më pas përshëndeti Drejtori i minierës z. Demçe i cili shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të sektorit minerar në Bulqizë dhe vuri theksin në punën e bërë për përmirësimin e kushteve të sigurisë në këtë sektor, duke e cilësuar këtë si një prioritet në vazhdimësi.

 

Gjithashtu edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak përshëndeti me fjalën e tij në këtë ceremoni.
Të ftuar ishin edhe veteranë dhe pensionistë të cilët kishin vite në minierë të cilët folën me nostalgji dhe kujtuan hap pas hapi se si është rritur në vite sektori minerar në Bulqizë.

 

Në fund pjesëmarrësit patën mundësi të shikonin punimet nga ekspozita e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi”.

 

 

AlbaniaUSA