
Kryetari Alla e vlerësoi procesin si shumë të rëndësishëm dhe si një nga prioritetet e punës së tij që në marrjen e detyrës. Ai premtoi se regjistrimi i pronave do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë.
Nga ana tjetër, z.Lame u shpreh se #Gjorica pranohet “Myzeqeja e Bulqizës”, kjo për shkak të shtrirjes së madhe fushore dhe pjellorisë së tokës. Sipas tij, e gjitha kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime të bollshme, fakt ky që shpjegon edhe interesin e lartë të fermerëve për procesin e certifikimit të tokës.