Konkursi i Gjuhës Shqipe mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare ne Bulqize! Aktivitete domethënëse që po zhvillohen në të gjithë sistemin arsimor në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Synimi i këtij konkursi është të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë te fëmijët që në moshë të vogël, duke i shtyrë ata të eksplorojnë thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Një bravo e madhe për të gjithë nxënësit e përfshirë në këtë aktivitet dhe suksese të mëtejshme shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, e cila fitoi vendin e parë në konkurs dhe do të përfaqësojë ZVAP-në Bulqizë në fazën tjetër në nivel DRAP-i.