Në një kohë kur sëmundjet kardiake, obeziteti, diabeti etj., po shfaqen gjithnjë e më shumë edhe tek të rinjtë, duke pasur një ndikim të qenësishëm në cilësinë e jetës, është e rëndësishme të bëhemi pjesë e aktiviteteve që i kushtohen sportit dhe aktivitetit fizik.

 

Ndaj, sot, më 6 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim e Paqe, organizuam një sërë aktivitetesh me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave, nën kujdesin e veçantë të #BashkisëBulqizë, duke promovuar sportin dhe aktivitetin fizik si një gjuhë universale dhe mjet për edukim, shëndet, përfshirje sociale, zhvillim të rinisë dhe ndërtim të një mjedisi bashkëpunues e paqësor.

 

 

AlbaniaUSA