Sot shënuam hapjen e sezonit turistik në një aktivitet të organizuar në ambientet e tregut të ri të produkteve bujqësore 🏞️🎉. Falë investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, Bulqiza ka njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve 📈🌍. Vetëm vitin e kaluar, pikat tona turistike u vizituan nga më shumë se 1️⃣3️⃣mijë turistë vendas dhe të huaj 🧳✨. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij sezoni, kam kërkuar gatishmërinë e të gjitha institucioneve vendore, duke qenë se turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë lokale 🏛️💪. Është e domosdoshme që të gjithë të bashkëpunojmë dhe të japim kontributin tonë për të promovuar bukuritë dhe pasuritë natyrore e kulturore të Bulqizës, në mënyrë që të vazhdojmë të tërheqim një numër sa më të madh vizitorësh 🌸🏰
Ndërkohë, në nisje të sezonit turistik ne kemi një ftesë për të gjithë: ‘Këtë verë mos e le pa ardh n’Bulqizë’ ☺️

AlbaniaUSA