
Çdo vit, në këtë datë, bashkë me shkrimtarë, intelektualë, dashamirës të librit, nxënës dhe qytetarë, do të organizojmë një sërë aktivitetesh të dedikuara letërsisë, librit dhe lexuesit. 
Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkrimtarëve të njohur dhe talenteve të rinj, të cilët përmes veprave të tyre sjellin zërin e Bulqizës në botën letrare, duke pasuruar më tej trashëgiminë artistike të zonës sonë.
Në aktivitetin e sotëm, në prani të figurave të dashura si aktori Bujar Asqeriu, patëm kënaqësinë të dëgjonim prezantimin e botimeve të një sërë personalitetesh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Bulqizë, duke i njohur dhe lidhur me brezat e rinj. Ky aktivitet, ideuar me shumë dashuri dhe përkushtim në bashkëpunim me drejtuesin e Lidhja Intelektualëve Dibranë, z. Shpetim Cami, më dha mundësinë të përcjell një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë: rikthehuni tek libri! 




Në një kohë kur rrjetet sociale po marrin gjithnjë e më shumë kohë, është e rëndësishme të gjejmë një balancë, duke kufizuar përdorimin e tyre për të krijuar më shumë hapësirë për leximin 
