U zhvillua sot mbledhja e rradhës e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike.
Mbledhja u mbajt nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, ku morrën pjesë të gjithë drejtuesit e Institucioneve të tjera të kësaj bashkie .
Kjo mbledhje u referua në bazë të disa pikave si :

Rendi publik dhe siguria publike në qytetin e Bulqizës.

Masat e marra për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe kultivimin e lëndëve narkotike.

Referimi i rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Pastrimi i ambjenteve dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për një#Bulqizë të pastër.

Mbyllja e vitit shkollor dhe përgatitja e godinave për vitin e ardhshëm.

Vapa dhe temperaturat e nxehta të kësaj vere ku të evidentohen daljet e panevojshme në diell.

Shërbimi Spitalor në raste virozash apo pickime nga insekte dhe zvarranikë.

Shërbimi zjarrëfikës në raste zjarresh.