Në ditën e katërt të kampit veror, 240 fëmijë nga e gjithë Bulqiza, iu bashkuan aktiviteteve sociale, kulturore e sportive të zhvilluara në #LivadhArena, Peladhi.
Aktiviteteve të ditës së sotme iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla.
Kryebashkiaku përgëzoi stafin e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës dhe Turizmit për punën e shkëlqyer të bërë në organizimin e këtyre shkollave verore. Ai vlerësoi se kjo është një punë e mrekullueshme e stafit të kësaj drejtorie që lë kujtime të paharruara për të vegjlit tanë me aktivitetet sociale e kulturore që po organizohen më së shumti në natyrën e mrekullueshme të Bulqizës në këto ditë pushimesh.