Aksioni i pastrimit në Bulqizë është duke vazhduar pa ndërprerje, me qëllim mbajtjen pastër të ambienteve të përbashkëta publike.
Përveç qytetarëve që kanë qenë të shumtë në numër duke iu bashkuar nismës, këtë herë edhe punonjësit e administratës së bashkisë dhe njësive administrative, kanë dalë në terren për të pastruar ambientin.