Bashkia Bulqiza ka vlerësuar sot 208 nxënësit më të mirë nga të gjitha shkollat që ndodhen në territorin e saj.

Janë 208 nxënës nga 8 njësitë administrative me rezultate ekselente për vitin 2021, të cilët u pajisën me certifikata dhe plaketa vlerësimi.
Aktiviteti u pasurua edhe nga programi festiv i përgatitur nga QKF, ku talentët bulqizakë performuan përmes recitimeve, këngëve dhe valleve tradicionale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla i vlerësoi më të mirët e vitit 2021 si një burim shpresë për të ardhmen e Bulqizës. “Ju sot morët vetëm një plaketë, e cila mund të jetë një nga shumë sukseset tuaja në jetë. Por padyshim ajo do të jetë një kujtim, që çdo herë do t’u sjellë në mendje vendlindjen tuaj dhe rikthimin këtu për të punuar e investuar si profesionistë e sipërmarrës në fusha të ndryshme.”, u shpreh ndër të tjera Kryetari Alla.

Bashkia Bulqizë falenderon gjithashtu kompaninë e sigurimeve Albsig, si partnere në organizimin e këtij aktiviteti.

AlbaniaUSA