Dr.Edmond Puca shpallet Qytetar Nderi i Bulqizës.

Dr.Edmond Puca shpallet Qytetar Nderi i Bulqizës.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” z.Edmond Puca.

Titulli i nderit iu dha Dr.Edmond Puca në prani të familjarëve të tij, përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia Bulqizë, ku morën pjesë Kryetari z.Lefter Alla, Kryetari i Këshillit Bashkiak z.Gëzim Xhafa, Deputeti i qarkut Dibër z.Halil Jakimi dhe figura intelektuale të qytetit.

Titulli “Qytetar nderi” u dha me motivacionin “për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga covid-19”

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Alla u shpreh se ndihej krenar teksa promovonte emra intelektualë të Bulqizës, të cilët lënë gjurmë përmes kontributit të tyre në shoqëri.

“Dr.Puca shquhet për një karrierë të gjatë në sektorin e shëndetësisë, duke kontribuar sa në angazhimin profesional në ndihmë të pacientëve nëpër spitale, po aq edhe për produktin shkencor që ka ofruar në këtë drejtim. Ai tashmë është nga emrat e njohur të mjekësisë shqiptare, ku përmes pjesëmarrjeve në konferenca shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, publikimeve të shumta në periodike vendase dhe të huaja, ka arritur të përfaqësojë denjësisht shkencën shqiptare. Padyshim që unë si Kryetar i Bashkisë ndihem krenar për dr.Mondin, i cili me punën dhe përkushtimin e tij është kthyer në një pikë motivimi për shumë të rinj bulqizak. Është detyra jonë të vlerësojmë dhe promovojmë siç duhet kapacitetet intelektuale të bashkive, qoftë për t’u dhënë atyre vlerësimin e merituar, po ashtu edhe për të zhvilluar vizionin e brezave drejt arritjes së suksesit. Shembulli i dr.Mondit është nga rastet e veçanta për të treguar se për më të mirët gjithmonë ka perspektivë. Nuk mjafton të lindësh dhe rritesh në qendër të metropoleve për të qenë i suksesshëm në jetë. Mjafton vullneti dhe dëshira e mirë për të punuar dhe ecur përpara, dhe suksesi do të jetë i garantuar për gjithkënd.”, u shpreh z.Alla.

Figura e Dr.Edomond Pucës u vlerësua edhe nga Kryetari i Këshillit Bashkiak z.Xhafa, Deputeti Jakimi dhe të tjerë të pranishëm në ceremoni.

Vetë z.Puca shprehu falënderime dhe mirënjohje ndaj Këshillit Bashkiak Bulqizë për titullin që iu dha, duke e vlerësuar atë si një shtysë për angazhime të mëtejshme profesionale dhe humane.

Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Bashkia Bulqizë vazhdon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

📍Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla vizitoi nga afër punimet që po kryhen në rrugën e lagjes “Kole” dhe në lagjen “Allmete”  në Qytetin e Vjetër, ku punimet janë  në fazën përfundimtare.✅

Kryetari i Bashkisë z.Alla ka premtuar se do të përkushtohet maksimalisht për ta ndryshuar rrënjësisht  Bashkinë Bulqizë dhe për të bërë më të mirën për komunitetin.
Prej ditësh ai ka ndjekur nga afër punimet në disa rrugë, në të cilat po punohet paralelisht për t’i asfaltuar. Ai e ka shpallur përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një ndër prioritetet e punës së tij.

 

Ekipet e Bashkisë Bulqizë kanë nisur sot punën në asfaltimi e rrugës në Lagjen e Nënstacionit.

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës në Lagjen e Nënstacionit.

Ky është një projekt i rëndësishëm i cili jo vetëm do t’i japë një pamje tjetër kësaj lagjeje, por edhe do të lehtësojë kalimin e banorëve dhe automjeteve.

#BashkiaBulqizë vijon ta vlerësojë përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një prioritet të punës së saj.

 

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forcave të armatosura shqiptare.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forcave të armatosura shqiptare, ku u njoh nga afër me planin për zhvillimin e stërvitjes ushtarake shqiptaro-amerikane, e cila do të zhvillohet në Bizë të Martaneshit.

Gjatë takimit u theksua se banorët e kësaj zone nuk duhet të shqetësohen për praninë e shtuar të forcave ushtarake që do të vënë re.

Bëhet fjalë për stërvitjen shumëkombëshe “#DefenderEuruope21” më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë. Stërvitja ka një rëndësi të veçantë, pasi Komanda Amerikane e Evropës dhe Afrikës e organizon atë për herë të parë në këtë rajon.

Synimi i kësaj stërvitjeje kërkon një bashkërendim midis shumë kombeve. Ajo, përveç planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, është e rëndësishme edhe për faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gatishmërinë operacionale të forcave aleate, si edhe mundëson komunikimin dhe ndërveprimin midis trupave nga vende të ndryshme për të vepruar në nivel taktiko-operacional.

AlbaniaUSA