Pas Krastës dhe Zerqanit, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, kësaj here zhvilloi një dëgjesë publike me banorë të Fushë Bulqizës. Në fillim të këtij takimi, ai solli në vëmendje punët që #BashkiaBulqizë ka kryer gjatë këtyre tre viteve në të gjitha njësitë administrative, teksa prezantoi edhe disa prej projekteve të tij për vitin e ardhshëm, nga përmirësimi i infrastrukturës rrugore, e deri tek puna me ujësjellësit, kanalet ujitëse dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Më tej, takimi vijoi me pyetjet dhe vlerësimet e banorëve pjesëmarrës, shqetësimet dhe kërkesat e të cilëve u vlerësuan si mëse të arsyeshme nga Kryetari Alla dhe Kryetari i këshillit Bashkiak, Gëzim Xhafa, i pranishëm në këtë konsultim publik.

Z.Alla vlerësoi se çdo shqetësim dhe kërkesë e banorëve do të vlerësohet me vëmendjen maksimale, në mënyrë që të gjejnë adresim në zërat e buxhetit 2023.

AlbaniaUSA