Është festuar sot 79 vjetori i çlirimit të Zerqanit ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Dibrës z.Nexhbedin Shehu, Deputeti z.Lavdrim Krrashi,veteranë të LANÇ, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Ndër të tjera, në fjalën e tij përshëndetëse, z.Alla u shpreh se “Janë këto ditë që do të edukojnë brezat e rinj me historitë e të parëve të tyre, për të kuptuar se nga kanë ardhur dhe për të zhvilluar vizionin e tyre drejt së ardhmes. Të rinjtë tanë duhet të mësojmë që të kthejnë kokën mbrapa e të shohin rrugën që është bërë për të ardhur deri në ditët ku jetojmë.”. Sipas tij, sot e themi me bindje të plotë, se lufta e patriotëve tanë ka qenë e drejtë, larg çdo interesi individual dhe larg çdo ideologjie. “Ndaj edhe ne do t’i përkujtojmë ata me respekt e mirënjohje të thellë, siç e meritojnë vetëm ata. Ata janë të lavdëruar edhe në librat e shenjtë, ky edhe vetë Zoti i përcakton si të pavdekshëm.”, vazhdoi z.Alla.