🇦🇱 Është përkujtuar sot në Sopot të Njësisë Administrative Zerqan 80 vjetori i krijimit të Çetës së Grykës së Madhe.
🇦🇱Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla, Prefekti i Qarkut Dibër, z.Nexhbedin Shehu, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, znj.Valentina Haliti Doda, veteranë, familjarë të dëshmorëve të LANÇ dhe qytetarë të shumtë.
🇦🇱Të pranishmit nderuan themeluesit dhe patriotët dibranë që iu bashkuan Çetës së Grykës së Madhe, duke vlerësuar përpjekjen e tyre si shumë të rëndësishme në një moment kritik për historinë e vendit tonë.
🇦🇱Kryebashkiaku Alla, ndër të tjera u shpreh se modeli i patriotëve tanë që trashëgojmë sot duhet të shërbejë për të mbajtur gjallë idealet e tyre, si mesazhet më kuptimplota të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.🇦🇱
AlbaniaUSA