267 fëmijë nga e gjithë Bulqiza që regjistruan në kampin veror të organizuar në dy qendra, qytet dhe Shupenzë, përfunduan sot kampin veror.
Kjo është hera e dytë që Bashkia Bulqizë ka organizuar një aktivitet të tillë, por ndryshe nga një vit më parë, këtë vit ai u shtri në të gjitha njësitë administrative dhe zgjati plot një muaj. Stafi i bashkisë dhe mësueset e angazhuara në këtë kamp u kujdesën që çdo ditë e programit të kishte aktivitete të ndryshme, i pasur me aktivitete sociale, kulturore e edukative.
Pasurimi i jetës sociale të fëmijëve ka qenë një nga politikat e rëndësishme të Bashkisë Bulqizë gjatë këtyre viteve, duke synuar sa argëtimin e tyre, por edhe nxitjen e zhvillimit të talenteve të rinj.
AlbaniaUSA