Një lajm i mirë për rreth 3000 banorë që preken nga ndërtimi i rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka qenë i pranishëm teksa ka nisur asfaltimi i kësaj rruge.
Teksa pritet që asfaltimi të përfundojë brenda një kohe shumë të shkurtër, fshatrat që do të përfitojnë drejtpërdrejt prej saj janë  OkshatinaHomezhiKovashicaZogjeShtushaj, por edhe BllacaGjurasi e Mazhica.
Rruga Ura e Serbinit-Shtushaj ka qenë ndër më problematiket në mbarë territorin e Bashkisë Bulqizë.
Vetë kryetari Alla dha lajmin e mirë se shpejti do të nisë edhe shtrimi me asfalt i rrugës Ura e Çerenecit-Zgosht.

AlbaniaUSA