Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim kampionin e botës më Kikboks, Jonny Ismail Keta, një nga emrat më të spikatur që ka nxjerrë Bulqiza në këtë disiplinë sportive.

Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin rreth mundësive që mund t’u ofrohen të rinjve bulqizakë. Z.Keta shprehu gatishmërinë e tij për të investuar në hapjen e një shkolle MUAYTHAI dhe Kikboks në palestrën e shkollës 9-vjeçare në Fushë-Bulqizë dhe pajisjen e saj me të gjitha mjetet e nevojshme.

Ndërkohë, teksa e falënderoi për këtë nismë dhe të gjithë kontributin e tij për komunitetin në Bulqizë, kryebashkiaku Alla u shpreh i gatshëm për të ndjekur dhe lehtësuar të gjithë procesin e nevojshëm për çeljen e shkollës.
Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit ishte edhe ajo e ndërtimit të fushës së futbollit, për të cilën pjesëtarët e familjes Keta patën dhuruar kontributet e tyre financiare. Në lidhje me këtë çështje, z.Alla ndau me z.Keta të gjithë dokumentacionin që vërtetonte ngërçin e krijuar me Federatën Shqiptare të Futbollit. Sipas tij, ndërtimi i fushës së futbollit do të finalizohet në një periudhë të afërt, duke treguar transparencë të plotë për çdo para të derdhur në të.

AlbaniaUSA