Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka pritur në zyrën e tij stafin e grave që kanë më shumë vite pune në administratën e Bashkisë.
Ndërkohë, në mjediset e Bibliotekës ai u takua edhe me punonjëse të pastrimit dhe gjelbërimit, teksa u dhuroi atyre buqeta me lule dhe u uroi 8 Marsin.
Ai vlerësoi zonjat e stafit të Bashkisë si një pasuri e madhe për këtë institucion, të cilat kanë shërbyer për vite me radhë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Z.Alla shprehu urimet më të mira për to, duke shpresuar se viti i ardhshëm do t’i gjejë të gjithë qytetarët tanë të çliruar nga pandemia që ka zgjatur prej mëse një viti.
Gjithashtu me rastin e 7-8 Marsit, Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla ka vizituar sot mësuese Sadeten, e cila njihet për kontributin e saj në arsim në qytetin e Bulqizës. 💐
Z.Alla vlerësoi punën e saj të çmuar, duke shprehur mirënjohje në emër të të gjithë atyre brezave që kanë përfituar prej profesionalizmit të mësuese Sadetes.
Ajo tashmë është në pension, duke gëzuar respektin e shumë gjeneratave.