Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forcave të armatosura shqiptare, ku u njoh nga afër me planin për zhvillimin e stërvitjes ushtarake shqiptaro-amerikane, e cila do të zhvillohet në Bizë të Martaneshit.
Gjatë takimit u theksua se banorët e kësaj zone nuk duhet të shqetësohen për praninë e shtuar të forcave ushtarake që do të vënë re.
Bëhet fjalë për stërvitjen shumëkombëshe “#DefenderEuruope21” më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në rajonin tonë. Stërvitja ka një rëndësi të veçantë, pasi Komanda Amerikane e Evropës dhe Afrikës e organizon atë për herë të parë në këtë rajon.
Synimi i kësaj stërvitjeje kërkon një bashkërendim midis shumë kombeve. Ajo, përveç planeve dhe komunikimit strategjik që bën në vetvete, është e rëndësishme edhe për faktin që rrit dhe teston aftësinë dhe gatishmërinë operacionale të forcave aleate, si edhe mundëson komunikimin dhe ndërveprimin midis trupave nga vende të ndryshme për të vepruar në nivel taktiko-operacional.