Në kuadër të Ditës Evropiane të Sportit Shkollor, është organizuar sot organizon një “Garë vrapimi” për grupmoshën 10 – 15 vjeç.
Aktiviteti ishte bashkëpunim midis Bashkisë Bulqizë dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Bulqizë, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, z.Lefter Alla.
Në këtë garë morën pjesë rreth 70 fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Bulqizë.
Aktiviteti nisi në orën 9:00 në aksin e rrugës së Vramit, në përfundim të së cilës u ndanë edhe çmimet për tre fituesit.