Këtu jemi në #Bizë të Martaneshit.
Në vijimësi të “Planit për Pastrimin Kombëtar”, anëtarë të stafit të Bashkisë Bulqizë u angazhuan në pastrimin e mbeturinave të hedhura pa kriter në një nga vendet më të bukura që kemi në bashkinë tonë.
Bashkia Bulqizë u bën apel të gjithë banorëve e bizneseve për kujdes maksimal në mbajtjen pastër të mjediseve të përbashkëta, sidomos për zonat që ndikojnë në zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e vëmendjes së turistëve vendas e të huaj.
#DuaShqipërinëEPastër
#DuaBulqizënEPastër
#ShqipëriaEArdhmjaJonë