Nisur nga parashikimet e fundit të shërbimeve meteorologjike, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla zhvilloi një mbledhje me administratorët e Njësive Administrative dhe Shtabin e Emergjencave.
Dy çështjet kryesore mbi të cilat u diskutua ishin
Masat e nevojshme ndaj ngricave të mundshme,
Menaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi i çdo mjedisi publik.
Kryetari Alla u kërkoi administratorët do të jenë të vëmendshëm ndaj çdo shqetësimi të banorëve gjatë ditëve në vijim, si edhe të vlerësojnë me vëmendje të shtuar menaxhimin e mbetjeve në njësitë që drejtojnë.