U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Bashkiak Bulqizë ku i pranishem ishte edhe kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla dhe në fund u morën këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin Korrik 2022”.
#Vendim “Për miratimin vend-depozitim Kafshësh të Ngordhura”.
#Informacion nga Zyra e Taksave,mbi situatën e mbledhjes së të ardhurave në sektorin minerar në Bashkinë Bulqizë.
#Vendim “Për disa shtesa dhe ndryshime ne VKB NR. 293 Datë 24.12.2021 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Bulqizë për vitin 2022”.
#Vendim “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025″.