Rrugët, ujësjellësit, kanalet ujitëse, rehabilitimi i qytetit, investimet në shërbimet shëndetësore, puna për fuqizimin e rinisë së Bulqizës, shkollat verore dhe kurset e shumta falas për fëmijët, pastrimi dhe ndërgjegjësimi qytetar ndaj kësaj teme kaq sensitive, si edhe shumë angazhime të tjera të aktivitetit tonë gjatë këtyre tre viteve ishin pjesë e prezantimit në dëgjesën publike të javës së shkuar, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Ne kemi vizionin, dëshirën, vullnetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, për ta bërë Bulqizën bashkinë që duam!