Rreth 275 familje në nevojë kanë përfituar sot ndihma në ushqime dhe batanije.
Ndihmat u dhuruan nga #ShoqataKatar me rastin e muajit të Ramazanit, për jetimë dhe familje në nevojë nga të gjitha njësitë administrative.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Katar z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker, u prit nga Kryetari i Bashkisë z.Lefter Alla. Kryebashkiaku Alla e falënderoi z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker për ndihmat e ofruara dhe i dhuroi një certifikatë mirënjohjeje.
Nga ana tjetër, z.Mahmoud Abbas Hussein Shaker shprehu gatishmërinë për të vijuar me investimet në Bulqizë në banesa sociale,shëndetësi dhe arsim.
AlbaniaUSA