Rruga e Arbrit tashmë është realitet dhe dibranët kanë arsye për ta festuar dy herë 29 nëntorin.
Ka qenë kryeministri Edi Rama, përfaqësues të lartë të shtetit, drejtues të pushtetit vendor dhe shumë qytetarë që kanë ndjekur nga afër çeljen zyrtare të Rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit është një nga projektet strategjike të realizuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama, duke e shkurtuar distancën Tiranë-Dibër në 74 km. Ndërkohë, Bulqiza do të jetë akoma më afër kryeqytetit, në një distancë shumë më të vogël, duke u kthyer kështu në një mundësi shumë të mirë për banorët dhe fermerët vendas që dëshirojnë të shfrytëzojnë tregjet e Tiranës.
Përmes kësaj rruge, qarku i Dibrës bëhet pjesë e korridorit lidhës Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit lidh Tiranën me Dibrën, Dibrën e Madhe, Tetovën e Shkupin, duke u kthyer në një rrugë lidhëse ndërkombëtare.

AlbaniaUSA