Takim 2-ditor në Sofie me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Mezdrës, z. Ivan Asparuhov. Bashkë me Mariglen Disha kryetarin e Bashkisë së Librazhdit dhe me përfaqësues të dy institucioneve tona zhvilluam një sërë takimesh të rëndësishme. Në takim me z. Asparuhov shprehëm vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin në nivel lokal dhe për të thelluar lidhjet në disa fusha prioritare për të dy vendet. Në ditën e dytë të takimit, u pritëm nga zëvendës-presidentja e Bullgarisë, znj. Iliana Iotova, ku arritëm një marrëveshje të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për të përfituar nga mbështetja financiare e BE-së. Financimi i projekteve nga BE-ja ofron një mundësi të jashtëzakonshme që duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive. Po ashtu, me kënaqësi iu përgjigja pozitivisht interesit të gazetarëve për të diskutuar rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit mes dy bashkive tona.