Në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla ka vijuar me takimet konsultative me banorë nga fshatrat e Njësisë Administrative Gjoricë.
Z.Alla ndau me ta punët e kryera gjatë këtyre tre viteve, teksa theksoi se ndërtimi i ujësjellësit të Gjoricës është një nga më të rëndësishmit për këtë zonë. “Gjorica, nga popullimi i saj e deri para një viti ka vuajtur për ujin e pijshëm. Për herë të parë, ne ia dolëm të bënim realitet një nga projektet shumë të rëndësishme për banorët e kësaj zone. Edhe pse furnizimi me ujë të pijshëm duhet të ishte zgjidhur para shumë kohësh, na u desh neve që ta realizojmë këtë ëndërr.”, tha Alla ndër të tjera.
Më tej, ai vlerësoi se nevojat e Gjoricës për më shumë investime në infrastrukturën rrugore, kanale ujitëse dhe përmirësim të shërbimeve publike mbeten prioritetet e punës së Bashkisë Bulqizë për vitin e ardhshëm.
AlbaniaUSA