Bashkia Bulqize ka hartuar dhe ka bëre publik Raportin e detajuar te objektivave te realizuara si dhe te menaxhimit te sfidave qe pati vitit 2020.
Ne total rezultojne 170 KM rruge te sitemuara dhe te asfaltuara, 150 kanale ujitese te rikthyera brenda funnsionit, 4 Qendra Shendetesore brenda standarteve te kohes si dhe 9 ura te restauruara ose te ndertuara prej te cilave perfitojne 16 mije banore te Bashkise Bulqize.
Si pasoje e pandemise COVID 19, BAshkia Bulqize ka shpendare 2500 pako me ndhma dhe ushqime per familjet me ne nevoje gjate vitit 2020. Te gjitha rezultatet e arritura ja e publikuar ne menyre te pembledhur ne Revisten “BULQIZA 2020”, cila mund te shkarkohet e plote ne PDF (kliko ketu)
Bilanci i arritjeve – Fjala e Kryetarit, Z. Lefte Alla
Kryetari i Bashkise, Z. Lefte Alla ka renditur ne fjalen sfidat dhe arritjen kryesore. “Kemi lënë pas më shumë se një vit nga momenti që unë falë votëbesimit tuaj u zgjodha Kryetar i Bashkisë Bulqizë. Për një Kryetar bashkie, fundi i çdo dite, jave, muaji apo viti duhet të jetë një moment reflektimi ndaj detyrimeve që ka, ku para se të premtojë për të tjera, më parë duhet të jetë transparent ndaj punëve që ka realizuar, apo edhe që duhet të realizonte.
Tre shtyllat mbi të cilat ne e mbështetëm programin tonë politik kishin të bënin me”
Që në fillim dua të theksoj faktin se si kryetar i Bashkisë Bulqizë jam përpjekur të ruaj ekuilibrat në çdo drejtim, të jem i drejtë me të gjithë banorët e saj, kudo qofshin, në çdo fshat apo njësi administrative dhe përtej çdo bindjeje politike që ata i kanë besuar. Për këdo që ka ndjekur punën tonë gjatë kësaj periudhe, Bashkia Bulqizë është përpjekur të jetë sa më transparente në punën e saj, duke qenë kudo, në të gjitha njësitë administrative.
Padyshim që kemi edhe shumë për të bërë, por të gjithë banorët tanë mund të dëshmojnë punën që kemi kryer gjatë këtyre 16 muajve të parë në krye të Bashkisë Bulqizë.
Transparenca ndaj publikut dhe përfshirja e tij në vendimmarrjet tona ka qenë një nga sukseset e kësaj periudhe. Gjatë këtyre muajve kemi organizuar dëgjesa publike në të gjitha njësitë administrative, të cilat i vijuam edhe në periudha të ndryshme. Shqetësimet, problemet dhe kërkesat e banorëve në çdo anë të Bulqizës u adresuan në buxhetin e Bashkisë Bulqizë për vitin 2020.
Arsimi ka qenë një nga prioritetet e punës tonë. Përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve arsimore në çdo njësi administrative, duke nisur nga çerdhet e kopshtet, e deri tek mjediset e shkollave të mesme është mëse i dukshëm.
Një angazhim maksimal treguam edhe në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, punë kjo që do të vijojë gjatë gjithë mandatit tonë në vijim.Krahas shtrimit me asfalt të disa rrugëve të rëndësishme, kujtoj këtu rrugën e Kodrës së Danit, Bllokun e Poshtëm të Lagjes së Re, Unazën e Qytetit të Vjetër etj, kemi shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet dhe fondet e bashkisë për të hapur rrugët anekënd Bulqizës. Makineritë dhe ekipet e Bashkisë kanë ndërhyrë në hapjen e rrugëve edhe në fshatrat më të thella, të cilët kanë qenë lënë në harresën e pushtetit vendor për vite me radhë.
Kanalet vaditëse kanë qenë sërish një nga investimet tona strategjike, si një domosdoshmëri për të gjithë ata banorë të cilët jetesën e tyre e lidhin me prodhimet bujqësorë e blegtorale. Sot, në momentin që flasim, kemi zgjidhur problemin e vaditjes për një numër të konsideruar fshatrash.
I dhamë drejtim njërit nga problemet e trashëguara në bashkinë tonë, siç është ai i regjistrimit të pronave.Gjatë këtij viti nisëm me regjistrimin fillimisht të rreth 1000 pasurive private, objekte në proces legalizimi dhe prona të tjera.
Ndërkohë, ka nisur investimi për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm.Ujësjellësit e Bulqizës dhe Gjoricës janë nga investimet tona strategjike që do t’i japin fund një problemi të kahershëm për mijëra banorë të këtyre zonave.
Gjatë pranverës së shkuar, u përballëm me një krizë të madhe, siç ishte ajo e pandemisë së COVID-19. Krahas mbështetjes nga ana e qeverisë, bashkëpunuam ngushtë edhe me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë për mbledhjen e ndihmave dhe dorëzimin e tyre pranë familjeve më në nevojë.
Mirëmbajtja e mjediseve publike ka qenë një nga punët e rëndësishme që kemi bërë gjatë këtij viti. Krahas mirëmbajtjes, jemi përpjekur që përmes kanaleve tona të komunikimit të organizojmë edhe fushata sensibilizuese të qytetarëve.
Nuk mund të lë këtu pa përmendur suksesin e KF BULQIZA. Ka qenë një nga pikësynimet tona për ta ringritur skuadrën dhe për të pasuruar jetën sociale dhe sportive në Bashkinë tonë. KF Bulqiza shënoi rezultate të shkëlqyera, duke dalë nënkampione e kategorisë së tretë dhe duke u ngjitur në kategorinë e dytë.
Por, a jemi të kënaqur me kaq sa kemi bërë? Sigurisht që jo! Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për ta kthyer Bulqizën në një vend të dëshiruar jo vetëm për banorët e saj, por edhe për turistët dhe investitorët vendas dhe të huaj.
Bashkia Bulqizë i eshte përgjigjur menjehere kërkeses së banorëve të fshatit Viçisht në NjA Gjoricë. Pas ankeses së tyre në platformën e bashkëqeverisjes në lidhje me nevojën për ndërhyrje në rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin e tyre me njësinë dhe fshatrat e tjerë, Bashkia Bulqizë ka caktuar ekipet e punës për t’i dhënë përgjigje kërkesës së banorëve të këtij fshati.
Drejtoria e Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës së amortizuar. Janë rreth tre kilometër rrugë të cilat vetëm brenda disa ditëve do të jenë të rehabilituara.
Ndërkohë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të vazhdojë të jetë nga prioritetet e punës së Bashkisë Bulqizë. Mjetet e renda te vene ne dispozicion jane duke vijuar nga puna.