U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Bashkisë z.Lefter ALLA në fund u morën këto vendime:

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Bashkisë z.Lefter ALLA në fund u morën këto vendime:
#Vendim “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2023”.
#Vendim “Për miratimin e programit përfundimtar buxhetor afatmesëm 2023-2025”.
#Vendim “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe buxhetit vjetor 2023″.
#Vendim”Për miratimin e dosjeve të tërmetit të datës 26.11.2019”.
#Vendim”Për miratimin e Bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike, banorë të Bashkisë Bulqizë për vitin shkollor 2022-2023”.
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguar për muajin Nëntor 2022.”

Kuvendi i Bujqësisë Dibër

Kuvendi i Bujqësisë Dibër
Mirëpritëm në Bulqizë përfaqësues të kabinetit qeveritar, drejtues lokalë dhe fermerë nga i gjithë qarkut ynë.
Nën kujdesin e Zv.Kryeministres znj.Belinda Balluku dhe Ministres së Bujqësisë Znj.Frida Krifca, u organizua në Bulqizë “Kuvendi i Bujqësisë Dibër”. Ky ishte një nga takimet shumë të rëndësishme në vijimësi të politikave të qeverisë shqiptare për të ndihmuar dhe orientuar fermerët tanë në aktivitetin e tyre.
Krahas analizës rreth investimeve që janë realizuar gjatë këtyre viteve në bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos e Mat me fondet e qeverisë, AZHBR apo donatorëve të ndryshëm, diskutimet gjatë këtij Kuvend u përqendruan sa në mundësitë që ekzistojnë për fonde në lidhje me bujqësinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, po aq edhe në nxitjen e fermerëve për të aplikuar me projekte konkrete varësisht kushteve klimatike, përparësive që ofron Qarku Dibër dhe kulturave që kultivohen më shumë në këtë zonë.

Një moment fantastik për qytetin tonë, veçanërisht për të vegjlit që i presin me padurim festat.

🌟Një moment fantastik🌟 për qytetin tonë, veçanërisht për të vegjlit që i presin me padurim festat.💏
Bashkë me vogëlushët tanë, nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë festive plot entuziazëm ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.🌲🎄
Me këtë rast, uroj që këto festa të na gjejnë shëndetplotë pranë familjeve tona, plot dashuri dhe respekt për njëri tjetrin.
Le të ndajmë dhurata🧊, të falim dashuri🌹 dhe ta kthejmë këtë dhjetor në të paharrueshëm për çdo bashkëqytetar në Bulqizë.🥰