U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:

U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguara për muajin Janar 2023”.
#Vendim “Për Miratimin e Parashikimit të të Ardhurave të programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026”.
#Vendim “Për Miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare”.
#Vendim “Për miratim fondi për ndihmë financiare për diegie banese”.
#Vendim “Për miratim dhënie me qera të ambjenteve të shërbimit pyjor,drejtorisë në Ujësjellës Kanalizime Dibër Sh.A”.
#Vendim “Për dhënie me qera të një sipërfaqeje pyjore.”
#Seancë informuese mbi ndryshimet klimatike dhe situatën mjedisore.
#Analizë nga Drejtoria Arsimit, Kulturës Rinisë,Sportit TIK, BE ,Turizmit dhe Mjedisit mbi punën,rezultatet për periudhën Janar 2022-Janar2023.

BulqizëEPastër

🚯☘️BulqizëEPastër🚯☘️
E premtja e fundit e muajit dedikuar #Pastrimit për një mjedis më të pastër për të gjithë ne .
Institucionet si Spitali Bulqizë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe Shkollat 9-vjeçare “Shefqet Tançi”dhe “Ibrahim Daçi”bënë bashkë sot për të pastruar dhe apeluar ndaj të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jemi më të kujdesshëm dhe të të përkushtuar për mjedisin ku jetojmë.
Të gjithë bashkë për të jetuar shëndetshëm!

Nxitja e zhvillimit të talenteve të rinj është një prioritet i rëndësishëm i punës së Bashkisë Bulqizë.

Nxitja e zhvillimit të talenteve të rinj është një prioritet i rëndësishëm i punës së Bashkisë Bulqizë.
▶️Çdo ditë, në ambientet e Pallatit të Kulturës vazhdon organizimi i kurseve të pikturës 🎨të organizuara falas nga Bashkia Bulqizë, të hapura këto për këdo që dëshiron ta zhvillojë talentin në këtë drejtim.

Bashkë me pastrimin e varrezave të qytetit.

Bashkë me pastrimin e varrezave të qytetit, edhe një lutje të sinqertë për prehjen në paqe të shpirtit të çdo njeriu të dashur që tashmë ka shkuar në botën tjetër.🤲
Lajmi i mirë : se shpejti fillon asfaltimi i rrugës së varrezave.
AlbaniaUSA