27 shtatori i shpresës, Kryetari i Bashkia Bulqizë z.Alla uron nisjen zyrtarisht të vitit të ri shkollor.

Ky 27 shtator shënon një ditë të rëndësishme për mijëra të nxënës, mësues e prindër, si rikthim në vatrat e dijes, pas një periudhe të gjatë plot vështirësi për arsimin.🏣📚

🔸Kryetari i Bashkia Bulqizë uron fëmijët, të cilët zyrtarisht ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për të ngjitur shkallët e suksesit e për të trokitur në portën e së ardhmes!🌹

🔸Shumë suksese edhe për ata që po rikthehen pas pushimeve!
Respekt e mirënjohje ndaj mësuesve, heronjve tanë të ditëve të vështira, që me shumë sakrifica dhanë nga vetja duke bërë më të mirën në rrugën e dijes për brezat e rinj!🌹

🔸Prindërit, përkushtimi ndaj arsimit i të cilëve përbën një shembull unik në botë, meritojnë gjithashtu respekt dhe mirënjohje të veçantë!🌹

Suksese në vitin e ri shkollor 2021-2022!

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sportit Shkollor, Bashkia Bulqizë ka organizuar sot një “Garë vrapimi” për grupmoshën 10 – 15 vjeç.

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sportit Shkollor, është organizuar sot organizon një “Garë vrapimi” për grupmoshën 10 – 15 vjeç.

Aktiviteti ishte bashkëpunim midis Bashkisë Bulqizë dhe Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Bulqizë, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, z.Lefter Alla.

Në këtë garë morën pjesë rreth 70 fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Bulqizë.

Aktiviteti nisi në orën 9:00 në aksin e rrugës së Vramit, në përfundim të së cilës u ndanë edhe çmimet për tre fituesit.

Bashkia Bulqizë organizon “PANAIRI I PRODUKTEVE BIO” dhe “BULQIZA PUNON TOKËN”.

Organizohet “PANAIRI I PRODUKTEVE BIO” dhe “BULQIZA PUNON TOKËN”.

Me praninë e Prefektit të Qarkut Dibër z.Nexhbedin Shehu dhe Kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër znj.Valentina Haliti Doda, përfaqësuesve të pushtetit vendor, dhjetëra qytetarëve dhe fermerëve nga e gjithë Bulqiza u organizua sot “PANAIRI I PRODUKTEVE BIO” dhe “BULQIZA PUNON TOKËN”.

Panairi u zhvillua në tregun e ri të rikonstruktuar të Shupenzës, ku ndaj produkteve më të mira nga të gjitha njësitë administrative të bashkisë tonë pati një interes të jashtëzakonshëm.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla u shpreh se mbështetja e bujqësisë do të jetë nga prioritetet e punës së tij. “Shumë shpejtë, me hapjen e rrugës së Arbrit dhe asaj Ura e Çerenecit-Zgosht (Librazhd), mjalti, jufkat, bulmeti, frutat e perimet e zonës, të gjitha BIO, do t’i serviren jo vetëm tregut lokal, por edhe atij kombëtar e rajonal.”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut Alla, qindra kilometra kanale ujitëse të hapura dhe ndërtuara gjatë këtyre dy viteve dhe politikave për të mbështetur bujqësinë po japin rezultate konkrete. Ai u shpreh se “Prodhuar në Bulqizë” do të jetë brandi i produkteve më cilësore BIO, që së shpejti do të gjenden në tregjet kombëtare, rajonale e më gjerë.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar punimet në asfaltimi e rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj.

Një lajm i mirë për rreth 3000 banorë që preken nga ndërtimi i rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka qenë i pranishëm teksa ka nisur asfaltimi i kësaj rruge.
Teksa pritet që asfaltimi të përfundojë brenda një kohe shumë të shkurtër, fshatrat që do të përfitojnë drejtpërdrejt prej saj janë  OkshatinaHomezhiKovashicaZogjeShtushaj, por edhe BllacaGjurasi e Mazhica.
Rruga Ura e Serbinit-Shtushaj ka qenë ndër më problematiket në mbarë territorin e Bashkisë Bulqizë.
Vetë kryetari Alla dha lajmin e mirë se shpejti do të nisë edhe shtrimi me asfalt i rrugës Ura e Çerenecit-Zgosht.

AlbaniaUSA