Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në mbledhje u diskutuan një sërë çështjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme: #Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin janar 2022. #Vendim për miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare. #Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për familjarët banesa e të cilëve është djegur. #Vendim për miratimin e dhënies së bonusit të qerasë për znj.Emanuela Xholi. #Vendim për miratimin e parashikimit të të ardhurave të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025. #Përmirësimi i sistemit të ujitjes në bujqësi.