Dita e Verës në Shupenzë

#Dita e Verës në Shupenzë.🌸🌺🌼
Bashkia Bulqizë organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Gjimnazin #RifatManjani   dhe Shkolla 9-vjecare #IbrahimDaçi në kuadër të #Ditës së Verës, në Njësinë Administrarive Shupenzë.
Ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla dhe banorë të zonës që festuan të gjithë bashkë këtë ditë.
🌼🌺🌸
#BashkiaBulqizë uron që ngrohtësia, atmosfera dhe ngjyrat mahnitëse të peizazhit pranveror të përtërijnë besimin, optimizmin dhe gëzimin e çdo familjeje në #Bulqizë
Gëzuar Ditën e Verës!🌺🌼🌸

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin Bullgar në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij z.Ivaylo Kirov.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin Bullgar në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij z.Ivaylo Kirov.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Bashkisë, Kryetari Alla vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Bullgarisë duke vënë theksin në shkëmbimet që kanë ekzistuar prej shumë vitesh midis bashkive dhe komunave pranë zonave kufitare të dy vendeve.
Më tej, z.Alla vuri në dukje se pavarësisht shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit që ka pasur gjatë këtyre viteve, ekzistojnë edhe shumë mundësi të tjera, të cilat mund ta zgjerojnë nivelin e këtij bashkëpunimi.
Interesin e kryebashkiakut Alla për binjakëzim midis Bashkisë Bulqizë dhe komunave të vendit fqinj, Ambasadori Kirov e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit dy palësh të mëtejshëm.
Nga ana e tij, Ambasadori Kirov shprehu gadishmërinë e plotë për të dhënë prioritet për hartimin e Projekteve për zyrën e BE duke trajnuar stafin për përfitimin e sa më shumë projekteve për këtë bashki. Por, pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis vendeve tona, ka ardhur momenti për të hedhur hapa konkrete mbi projekte konkrete.”, tha ndër të tjera Ambasadori Kirov. Ai shprehu nevojën e një angazhimi më të madh të vendit të tij në përmirësimin e cilësisë së infastrukturës së banorëve në zonën e bashkisë Bulqizë gjë kjo që duhet të burojë nga mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe marrëveshjet bilaterale.

Festat e 7-8 Marsit kanë mbledhur së bashku mësues, arsimdashës, intelektualë dhe shumë qytetarë nga Bulqiza, të cilët iu bashkuan programit artistik të organizuar nga QKF Bulqizë.

Festat e 7-8 Marsit kanë mbledhur së bashku mësues, arsimdashës, intelektualë dhe shumë qytetarë nga Bulqiza, të cilët iu bashkuan programit artistik të organizuar nga QKF Bulqizë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve, të cilët sipas tij “janë misionarë të së mirës, që u mësojnë të tjerëve të mbeten nxënës besnikw ndaj dijes dhe gjatë gjithë jetës, që ushqejnë tek ata modestinë dhe durimin për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet deri në frymën e fundit.”. Sipas tij, dinamikat dhe transformimet e shumta që po karakterizojnë shoqëritë e sotme mund të ndryshojnë gjithçka, por jo rolin e mësuesit, urtësia e të cilit mbetet e pacenueshme në ndikimin që ka në edukimin, përgatitjen qytetare dhe intelektuale të individit.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Drejtori ZVAP Bulqizë, z.Fatos Muha, i cili uroi të gjithë mësuesit me rastin e ditës së tyre.
Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Pallatit të Kulturës, ku talentet e qytetit përmes këngëve, valleve e poezive ofruan emocione të veçanta për pjesëmarrësit. Në fund të takimit, Kryebashkiaku Alla iu dhuroi të gjithë mësuesve të pranishëm një dhuratë simbolike me rastin e festës së 7 Marsit.

U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:

U zhvillua sot në Sallën e Këshillit Bashkiak mbledhja e rradhës dhe u miratuan këto vendime:
#Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike nga grandi 6% të fondeve të deleguara për muajin Janar 2023”.
#Vendim “Për Miratimin e Parashikimit të të Ardhurave të programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026”.
#Vendim “Për Miratim fondi për ndihmë shtetërore financiare”.
#Vendim “Për miratim fondi për ndihmë financiare për diegie banese”.
#Vendim “Për miratim dhënie me qera të ambjenteve të shërbimit pyjor,drejtorisë në Ujësjellës Kanalizime Dibër Sh.A”.
#Vendim “Për dhënie me qera të një sipërfaqeje pyjore.”
#Seancë informuese mbi ndryshimet klimatike dhe situatën mjedisore.
#Analizë nga Drejtoria Arsimit, Kulturës Rinisë,Sportit TIK, BE ,Turizmit dhe Mjedisit mbi punën,rezultatet për periudhën Janar 2022-Janar2023.