Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar punimet në asfaltimi e rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj.

Një lajm i mirë për rreth 3000 banorë që preken nga ndërtimi i rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka qenë i pranishëm teksa ka nisur asfaltimi i kësaj rruge.
Teksa pritet që asfaltimi të përfundojë brenda një kohe shumë të shkurtër, fshatrat që do të përfitojnë drejtpërdrejt prej saj janë  Okshatina, Homezhi, Kovashica, Zogje, Shtushaj, por edhe Bllaca, Gjurasi e Mazhica.
Rruga Ura e Serbinit-Shtushaj ka qenë ndër më problematiket në mbarë territorin e Bashkisë Bulqizë.
Vetë kryetari Alla dha lajmin e mirë se shpejti do të nisë edhe shtrimi me asfalt i rrugës Ura e Çerenecit-Zgosht.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e ujësjellësit të Gjoricës.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e ujësjellësit të Gjoricës. Z.Alla u shpreh i kënaqur nga puna e bërë dhe ritmi me të cilin po punohet.
Aktualisht ka përfunduar shtrimi i të gjitha tubave, teksa ka është në prag përfundimi eshte depoja e ujit me kapacitet 500 m3. Gjithashtu ka nisur puna edhe për instalimin e matësve të ujit nëpër banesa.
Projekti parashikohet të përfundojë brenda një periudhe të shkurtër, teksa z.Alla u shpreh Ujësjellësi i Gjoricës ka qenë jo vetëm një ëndërr e banorëve të saj, por edhe një dëshirë e madhe e tij, për tu mundësuar atyre për herë të parë që nga popullimi i zonës ujin, si një domosdoshmëri dhe nevojë të padiskutueshme.

Ka nisur sot viti shkollor në të gjitha shkollat e Bashkisë Bulqizë, duke treguar kujdes ndaj masave anti-Covid.

Ka nisur sot viti shkollor në të gjitha shkollat e Bashkisë Bulqizë, duke treguar kujdes ndaj masave anti-Covid.

Bashkia Bulqizë është kujdesur që institucionet arsimore të jenë të përgatitura siç duhet për të mirëpritur nxënësit dhe stafet pedagogjike.

Ndërkohë, në disa shkolla, po vijon akoma puna për rregullimet e fundit, e cila pritet të përfundojë brenda disa ditësh.

Bashkia Bulqizë uron të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit sa më të mbarë, plot suksese e shëndet!

Ferit Keta, djali nga Bulqiza, fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF në një përballje historike, duke mundur në tapet holandezin Blokland.

#Shqiponja” mposht “#Kobrën”💪

Një mbrëmje e paharrueshme ajo e djeshmja në Kalanë e Bashtovës në Rrogozhinë🤗
#FeritKeta,🥇 djali nga #Bulqiza, fitoi gjerdanin e artë botëror në #IKBF në një përballje historike, duke mundur në tapet holandezin #Blokland.
Feriti, sërish i pamposhtur në ring për të 15-ën herë radhazi ndaj një rivali të njohur botërisht.👏

#FeritKeta
#KampionBote