Është festuar sot në Pallatin e Kulturës së qytetit 74 vjetori i krijimit të Minierës së Kromit në Bulqizë.

Është festuar sot në Pallatin e Kulturës së qytetit 74 vjetori i krijimit të Minierës së Kromit në Bulqizë.
Në këtë aktivitetet, krahas kryetarit të Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla, morën pjesë edhe Prefekti i Qarkut Dibër z.Nexhbedin Shehu, deputetët znj.Aurora Mara dhe z.Lavdrim Krrashi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj.Valentina Doda, Administratori i Minierës z.Mikel Demçe, dhe shumë emra që kanë kontribuar në minierën e kromit, të cilët festuan dy festa njëkohësisht, 74 vjetorin e krijimit të minierës së kromit dhe lindjen e qytetit të Bulqizës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku Alla u shpreh se plot 74 vjet më parë, më 18 shkurt të vitit 1948, në Bulqizë u krijua miniera më e madhe në vendin tonë, e cila më pas ndikoi edhe në formësimin dhe urbanizimin e Bulqizës si qytet. “Ne sot festojmë dy festa, 74 vjetorin e krijimit të minierës së kromit dhe lindjen e qytetit të Bulqizës.”, tha Kryetari Alla.
Ndër të tjera ai vlerësoi kontributin e mijëra minatorëve bulqizakë, të cilët ndër vite i kanë dhënë kuptim minierës dhe qytetit tonë. “Sot, në këtë 74 vjetor, unë dëshiroj të jem i hapur me bashkëqytetarët e mi. Miniera e Bulqizës vërtet është një pasuri kombëtare, madje nga më të mëdhatë. Por, s’duhet harruar se ajo ka funksionuar dhe funksionon falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave bulqizake, të cilët kanë kontribuar më shumë se çdokush tjetër në të. Inxhinierët dhe minatorët e Minierës së kromit në Bulqizë janë heronjtë e vërtetë të kësaj pasurie.
Por nga ana tjetër, fatkeqësisht, edhe pse në një moment kur po festojmë një përvjetor të hapjes së kësaj miniere, unë s’mund të lë pa shprehur jo vetëm mirënjohjen time për të gjithë ata minatorë që ndër vite kanë humbur jetën në galeritë e kromit, por edhe detyrimet që ne të gjithë kemi ndaj këtyre minatorëve dhe familjeve të tyre, qoftë kjo qeveri qendrore apo vendore, duke përfshirë këtu edhe sipërmarrësit në këtë sektor.”, vijoi më tej Kryetari Alla.
Ai solli në vëmendje se në këtë 74 vjetor, në vitin 2022, padyshim që nevojitet një përpjekje më serioze në të gjitha dimensionet e saj, për të përmirësuar kushtet e minatorëve. “Ata meritojnë më shumë siguri pune, paga më të larta dhe trajtim dinjitoz, ngjashëm me modelet që praktikohen në vendet e zhvilluara.”, përfundoi ai.
Nga ana tjetër, gjatë aktivitetit u ndanë edhe certifikata mirënjohëse për disa nga inxhinierët, të cilët ndër vite kanë dhënë një kontribut të vyer në mbarëvajtjen e punës në galeritë e minierës së kromit.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot në një takim z.Shevket Erol, Drejtori i Përgjithshëm i Albchrome shpk, aktualisht pjesë e Yilmaden Holding Company.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla ka zhvilluar sot në një takim z.Shevket Erol, Drejtori i Përgjithshëm i Albchrome shpk, aktualisht pjesë e Yilmaden Holding Company. Në takim ishte i pranishëm edhe z.Mikel Demçe, Administrator i Minierës së Kromit Bulqizë.
Gjatë takimit, kryebashkiaku Alla e vlerësoi minierën e Bulqizës si një pasuri kombëtare, tek e cila duhet investuar në disa drejtime. “Miniera është një pasuri e rrallë që ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për Bulqizën, por për të gjithë Shqipërinë.Galeritë e kromit nuk duhen vlerësuar vetëm për pasuritë që burojnë prej tyre, por kërkojnë investime edhe në kushtet e punës së minatorëve. Siguria e jetës së tyre qëndron mbi çdo përfitim tjetër.”, tha ndër të tjera z.Alla.
Nga ana tjetër, z.Erol vlerësoi se Yilmaden Holding është një kompani e njohur ndërkombëtarisht për aktivitetin e saj në miniera, duke vlerësuar sigurinë dhe kushtet e punës së minatorëve si pikën më të rëndësishme të punës brenda galerive. Ai u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Bashkinë Bulqizë, në projekte të ndryshme që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhje u diskutuan një sërë çëshjesh dhe në përfundim u miratuan vendimet e mëposhtme:
✅#Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin dhjetor 2021.
✅#Vendim për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen gjatë vitit 2022.
✅#Vendim për miratimin e kritereve për dhënien për ndihmat financiare gjatë vitin 2022.
✅#Miratimi i planit të Integritetit të Bashkisë Bulqizë për vitin 2021-2024.
✅#Vendim për paisjen me autorizim të qytetarit Z.Esat Dalip Tunaj me qëllim privatizimin e banesës.
✅#Plani Social i mbrojtjes së fëmijëve, vlerësimi i progresit dhe rishikimi i veprimeve të parashikuar për vitin 2021.

Nisur nga parashikimet e fundit të shërbimeve meteorologjike, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla zhvilloi një mbledhje me administratorët e Njësive Administrative dhe Shtabin e Emergjencave.

Nisur nga parashikimet e fundit të shërbimeve meteorologjike, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, z.Lefter Alla zhvilloi një mbledhje me administratorët e Njësive Administrative dhe Shtabin e Emergjencave.
Dy çështjet kryesore mbi të cilat u diskutua ishin
✅Masat e nevojshme ndaj ngricave të mundshme,
✅Menaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi i çdo mjedisi publik.
Kryetari Alla u kërkoi administratorët do të jenë të vëmendshëm ndaj çdo shqetësimi të banorëve gjatë ditëve në vijim, si edhe të vlerësojnë me vëmendje të shtuar menaxhimin e mbetjeve në njësitë që drejtojnë.
AlbaniaUSA